Lidhur me zhvillimet e sotme në vend, Qeveria e Isa Mustafës, iu bën thirrje qytetarëve dhe subjekteve politike që të japin kontributin e tyre në avancimin e proceseve shtetndërtuese, duke u shmangur nga format e dhunshme dhe metodat jodemokratike. Qeveria e Kosovës shpreh përkrahje për organet e rendit dhe të ligjit në përmbushjen e obligimeve dhe përgjegjësive të tyre ligjore kushtetuese, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe të krijimit të një ambienti të qetë për qytetarët e vendit. Republika e Kosovës ndodhet para proceseve të rëndësishme të cilat do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve, në lëvizjen e lirë, në proceset tjera eurointegruese, në fuqizimin e partneritetit strategjik me SHBA-të, për transformimin e FSK-së dhe hapjen e perspektivës për qytetarët e Kosovës, në të gjitha aspektet.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
