E nderuara familja Koraqi, të nderuara familje të dëshmorëve, të nderuar drejtues të Organizatave të luftës çlirimtare, të nderuar veteran dhe invalid të luftrave çlirimtare, i nderuar kryetar i komunës Besim Ilazi dhe ju gjith të pranishëm!
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës ishte liridashëse dhe e drejtë. Sakrifica e popullit, qëndresa e luftëtarëve të lirisë dhe heroizmi i Dëshmorëve të Kombit gjithmonë do të jetë në kujtesën e Kombit Shqiptar.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e lindur si nevojë e ekzistencës kombëtare, u rrit dhe u zhvillua si një ushtri moderne. UÇK-ja kishte tiparet më të spikatura të një ushtrie të kohës sonë. Duke i vlerësuar ato, dua të veçoj se:
- Lindi si nevojë nga gjiri i popullit të shtypur dhe të persekutuar për të fituar lirinë e shumëkërkuar ndër shekuj;
 - Vendosmëria për arritjen e synimeve dhe objektivave të luftës çlirimtare, ishte një nga tiparet thelbësore të saj.
 
Në kuadër të UÇK-së rol të rëndësishëm kishte Brigada 162 “Agim Bajrami” ku antarë i shtabit ishte eprori Vehbi Koraqi të cilin po e përkujtojmë sot.
Të nderuar të pranishë, duke kujtuar Një – vjetorin e ndarjes nga jeta ish shefin e operativës në shtabin e Brigadës 162 ”Agim Bajrami” z. Vehbi Koraqit kujtojmë rolin e tij:
- Në zgjerimin e njësiteve të UÇK-së në Kaçanik,
 - Në formimin dhe kompletimin e shtabit të Brigadës 162 “Agim Bajrami”
 - Në pregaditjen e planeve luftarake të shtabit të Brigadës 162 “Agim Bajrami”për operacionet luftarake.
 - Me njësitin e Kaçanikut në ndimë komandës së Zonës Operative të Nerodimes pas masakrës së Reçakut dhe angazhimi i tij në Jezerc, Petrovë, Mollopolc dhe Rancë der në fundë të shkurtit 1999.
 - Në betejën e 8 marsit dhe 24 marsit 1999 në Ivajë dhe betejës së 25 majit 1999 nga Bobi e deri në Biçec.
 - Punën e tij profesionale dhe të shtabit të Brigadës, në nxerrjen dhe përcjelljen e kordinatave të sakta të pozicioneve policore, ushtarake serbe në pjesën e Kaçanikut tek oficerët ndërlidhës të NATO-s gjatë sulmeve ajrore. Kjo tregon edhe bashkëpunimin dhe kordinimin e UÇK-së me forcat e NATO-s
 
Në të gjitha këto operacione luftarake shefi i operativës Vehbi Koraqi ishte në krye të operacioneve dhe në vijën e parë të frontit krahpërkrah me njësitë çlirimtare të Brigadës 162 “Agim Bajrami”.
Vehbi Koraqi duke qenë i pregaditur profesionalisht, ai shpejt e fitoi përvojën luftarake. Shefi i Operativës ishte i papritueshëm, posedonte një kulturë të veçantë komunikimi me ushtarët dhe eprorët. Ai mbahet mend në të gjitha njësitë e Brigadës 162 “Agim Bajrami”, si epror që ushtarëve dhe eprorëve u ka dhënë dije për luftën në pozicionet e ndeshjeve me ushtrinë dhe policinë serbe. Ai kurrë nuk u ankua, pavarësisht nga vështirësitë dhe rrezikshmëritë e situatave. Ishte përherë i ashpër dhe i pakompromis në beteja.
Lufta në Kosovë ka qenë e gjatë, e drejtë e lavdishme dhe e pastër, spse ishte luftë për liri, për atdhe dhe për dinjitetin e popullit shqiptar. Ndërsa Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë e madhe.
Lufta e lavdishme dhe heroike e UÇK-së me përkrahje të madhe të popullit liridashës dhe gjaku i dëshmorëve dëshmoi më së miri se një popull që lind bijë e bija të tillë pavarësisht nga vështirësitë që i dalin përpara, e ka të ardhmen e ndritur.
Sipas shembullit frymëzues të atdhetarëve më të ndritur të gjitha periudhave, shefi i operativës Vehbi Koraqi ishte dhe mbetet njëri ndër simbolet më të fuqishme të burrërisë, sakrificës dhe përkushtimit. Ai ishte idealist, ishte një nga ata që kurrë nuk u largua nga lufta, edhe në luftën ilegale edhe në luftën çlirimtare, por gjithnjë ishte në vijën e parë të frontit.
Shefi i operatives Vehbi Koraqi mori pjesë në të gjitha betejat e zhvilluara në Kaçanik. Ai gjatë luftës tregoi një guxim të madh, ku ishte shembull për bashkëluftëtarët e vet dhe qëndronte i pathyeshëm. Vepra dhe guximi i tij do të mbeten të pashlyeshme në kujtesë për brezat e ardhshëm.
Kishte një bazë të fortë morale dhe etike. Njihte mirë perspektivat, për të cilat përcaktohej, synimet që duhej të arrinte në fushën ushtarake shumë komplekse. Ishte një profesionist i dalluar sidomos në hartimin e planeve luftarake. Vepra e tij është shembull i rrallë se si mbrohet atdheu dhe populli kur gjenden në rrezik.
Është obligim yni dhe i të gjitha gjeneratave që vijnë pas që t’i kujtojmë e nderojmë heronjtë, dëshmorët, martirët tanë por njëkosishtë ti nderojmë edhe bashkëluftëtarët e tyre si Vebi Koraqin që po e përkujtojmë sot, se ishte krahëpërkrah në vijën e parë me dëshmorët por vetëm fati nuk ka dashtë që edhe ai të jetë dëshmor.
Të nderuar të pranishëm, luftën e bëjnë të gjith luftëtarët, disa bien heroikisht, e disa marrin plagë të lirisë, por shumica i mbijetojnë dhe e vazhdojnë luftën deri në fitore njëri prej tyre është edhe eprori ynë Vebi Koraqi që sot ne po e përkujtojm. Meritat e Vehbi Koraqit janë të mëdha në shtetin e pavarur të Kosovës. Bashkëluftëtari ynë edhe pas luftës nuk u ndal por dha kontribut të madhë në rindërtimin e Kosovës së djegur e shkatrruar nga barbaria serbe e në veqanti në themelimin dhe forcimin e institucioneve të komunës sonë deri në pensionimin e tij.
Liria erdhi si rezultat i një procesi të gjatë, nga rezistenca paqësore, lufta çlirimtare, përkrahja e NATO-s në krye me SHBA-të. Në këtë proces kontribut të madhë dha edhe bashkëluftëtari ynë Vebi Koraçi.
Ky rrugëtim nuk ishte i letë, por erdhi falë mbështetjes dhe parneritetit që ndërtuam me botën demokratike të udhëhequra nga Amerika.
Rrugëtimi ynë tregon se liria fitohet me sakrificë, ndërsa shteti ndërtohet e forcohet me punë dhe në bashkëpunim me aleatë.
E nderuara familje Koraçi, të dashur fëmijë (djem e vajza), vëllezër dhe miq të bashkëluftëtarit tonë Vebi Koraqit, të jeni krenar me veprat e tij në shërbim të kombit e atdheut, ashtu siç dotë jemi krenar gjithmon ne bashkëluftëtarët e tij.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të!
Lavdi dëshmorëve të kombit!
Nderim luftëtarëve të lirisë!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				