Si ndihemi pranë jush kur vijnë përvjetorët!
Më vjen keq që nuk mundën shokët e idealit e të besës, të betuar bashkë me ju, bashkëluftëtarët tuaj, të ofroheshin, të përulen e t’ju përshëndesin, nga se ju është zënë radha nga spiunët e papagajtë, të veshur me pushtet!
Na falni, o shokë të idealit, na falni, o bashkëluftëtarë, që s’po mundemi me ju dalë zot, me ju mbrojt nga tradhtarët që nuk ju nderojnë, por po ju përbaltin!
Armiqtë serbo-sllav i mundëm, i dëbuam nga Kosova, por spiunët e tyre, kolaboracionistët, tradhtarët, kolonën e pestë, nuk e mundëm!
Ata e kanë marrë pushtetin, ata e përllosin Kosovën, luftën tonë, ju përllosin juve në praninë tonë!
Ata nuk ju bëjnë nder juve as Atdheut!
Vëllezër, pafuqia kundër së keqes nuk do të thotë të dorëzohemi, por qenka mjerim!
Luftën e bëmë me sakrifica e trimëri, me gjak e jetën tonë, por kurrë s’e kemi menduar, nga se kemi pasur ideal të fortë, se në liri do të lulëzonte tradhtia e rehabilituar dhe e ujitur nga të shtirurit, të fëlliqurit, kinse ishin shokët tanë!
Sot nuk jemi në gjendje t’ju themi dy fjalë për ju, ta themi të vërtetën për ju, për heroizmin e flijimin tuaj!
Thanë a ç’nuk thanë të tjerët, ne e ulim kokën, të poshtëruar e të pafuqishëm, për t’ua treguar vendin prototipave të Rrahman Morinës, si Dimal Basha e Bashoviqët e tjerë, të veshur me pushtet!
Këta i marrin organizimet, me lejen apo jo të familjarëve të heronjve, nën patronazhin e tyre, organizimin e ceremonive përkujtimore për dëshmorët, heronjtë!
O heronj, idhujt tanë çlirimtarë, nuk ju nderojnë – ju përbuzin, ju ulin e ju fëlliqin!
I indinjuar dhe i thyer shpirtërisht ndihem bashkëfajtor me gjithë familjet tuaja, që nuk mundemi me ju dalë zot e mos me i lejuar, me ju përbaltë spiunët, argatët e atyre që i luftuam bashkë!
Lavdi heronjve pararendës të UÇK-së, juve o yje të lirisë!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
