Kryetari i komunës së Skënderajt, z. Fadil Nura me anë të një postimi të tij në facebook, ka shkruar se qysh nga vetëdorëzimi i Presidentit Hashim Thaçi në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, pesë vite më parë, Kosova ka mbetur pa udhëheqësin që dikur e frymëzoi dhe e bashkoi popullin.
“Sot bëhen pesë vite nga dita kur Hashim Thaçi, Presidenti i Republikës së Kosovës, u vetëdorëzua në Hagë — një akt kurajoje dhe përgjegjësie për vendin që e deshi mbi gjithçka.
Që atëherë, Kosova ka mbetur pa udhëheqësin që dikur e frymëzoi dhe e bashkoi popullin. Mungesa e tij ndjehet çdo ditë: në politikat e ngecura, në krizën e thellë institucionale, në shpresën që nganjëherë duket se po shuhet.
Liria ka emra. Njëri prej tyre është Hashim Thaçi.
Zoti e bekoftë dhe e ktheftë në atdheun për të cilin dha gjithçka”, ka shkruar kryetari Fadil Nura.
Janë bërë pesë vjet që prej kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi ndodhen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.