BQK zyrtarizon ndryshimin e adresës në nderim të Heroit Luan Haradinaj

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka bërë të ditur se ka finalizuar ndryshimet ligjore në Statutin e institucionit, në kuadër të të cilave është zyrtarizuar edhe adresa e re postare: Rruga “Luan Haradinaj”, Nr. 2, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës. Ky veprim është ndërmarrë në përputhje me adresarin zyrtar të Komunës së Prishtinës dhe njëkohësisht përkon me datën e lindjes së Heroinit Luan Haradinaj, si dhe me 26-vjetorin e themelimit të BQK-së. Institucioni thekson se adresa e re do t’u përcillet të gjitha organizatave ndërkombëtare, partnerëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. BQK njofton se pavarësisht këtij ndryshimi, të gjitha dërgesat që mbërrijnë në adresën e vjetër, Rruga “Garibaldi”, Nr. 33, do të pranohen pa asnjë pengesë përmes hyrjes anësore të ndërtesës së BQK-së, duke garantuar vazhdimësi dhe funksionim të pandërprerë të shërbimeve administrative.

Kontrolloni gjithashtu

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut zhvillohet sot

Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Në këtë proces zgjedhor, të drejtë vote …