Ramush Haradinaj kritikon Konjufcën: Programi qeverisës i njëvjeçar tregon mungesë vizioni

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër mandatari për formimin e Qeverisë, Glauk Konjufcën, duke vlerësuar se ai nuk ka prezantuar me shkrim  emrat e kabinetit qeveritar dhe as një program qeverisës afatgjatë. “E para kritikë është mungesa e listës me emrat e kabinetit. Nuk është se është sekret apo dëmton dikë, por do të ishte respekt ndaj Kuvendit dhe deputetëve,” tha Haradinaj. Ai theksoi gjithashtu se gjatë prezantimit të programit qeverisës, Konjufca ka folur vetëm për vitin 2026, duke lënë të kuptohet se mendon për një qeveri njëvjeçare. “Kandidati foli për disa qëllime, përmendi vetëm vitin 2026 dhe nuk bëri të qarta planet për vitet e tjera, që tregon se po aplikon për një qeveri me mandat të shkurtër,” shtoi Haradinaj. Kritikat e Haradinajt pasqyrojnë shqetësimet e opozitës dhe pjesës së Kuvendit që kërkon një vizion të qartë afatgjatë dhe transparencë nga ekzekutivi i propozuar.

Kontrolloni gjithashtu

Pren Marashi: “Kokat” e shtetit që nuk e duan UÇK-në, sot në Koshare edhe familjarët e dëshmoreve nuk i lejuan të shkojnë para tyre

Pren Marashi: Sakrifica për atdheun është e përjetshme, kurrë e kotë

Pren Marashi, komandant i Batalionit të Katërt të Brigadës 138 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës …