Hashim Thaçi

Thaçi: Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi do të nënshkruhet

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi nuk ndalon së shfaqur bindjen e tij se Marrëveshja për Demarkacionin do të nënshkruhet. Ai vazhdon të deklaron se Demarkacioni me Malin e Zi është një e arritur e vendit dhe se me këtë marrëveshje Kosova nuk e humbë asnjë metër territor. Në përpjekje për të bindur qytetarët se kjo marrëveshje nuk dëmton Kosovën, kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar më tutje se askush nuk ka afruar fakte se Kosova humbë territor. Unë u besoj hartave të NATO-s dhe hartave qe kemi shpallur Pavarësinë e Kosovës. Nuk u besoj hartave jugosllave dhe ruse. Mund të them se ka pasur interpretime të gabuara, se i a kanë bërë ata këto qëllimshëm apo jo, e dinë ata vetë, ka theksuar kryetari Hashim Thaçi duke aluduar në kritikat që i janë bërë kësaj marrëveshje nga ekspertët vendor të cilët kanë ofruar fakte që dëshmojnë se nga Marrëveshja për Demarkacionin për kufirin e me Malin e Zi, Kosova humb një pjesë të konsiderueshme të territorit të saj me rëndësi të veçant.

Kontrolloni gjithashtu

26 vjet nga “Epopeja e Çabratit”: Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e luftës së Kosovës

Sot, më 7 maj 2025, në Gjakovë përkujtohet 26-vjetori i “Epopesë së Çabratit”, një nga …