EO: Pierre Prosper i bën thirrje Qeverisë së Kosovës, BE-së e qytetarëve të Kosovës që të monitorojnë punën e Gjykatës Speciale

Pierre Richard Prosper: Pas dëshmive mbrojtëse, të vërtetat dolën në pah – Thaçi dhe të tjerët duhet të jenë të lirë

Avokati i ekipit mbrojtës të ish-presidentit Hashim Thaçi, Pierre Richard Prosper, ka deklaruar se procesi pesëvjeçar gjyqësor ka qenë i mbuluar nga keqinterpretime dhe një narrativë e ndryshuar e historisë, por se dëgjimi i dëshmitarëve mbrojtës ka shërbyer për të paraqitur të vërtetën.  Prosper tha se faza e fundit e procedurës ka ofruar mundësinë që bota të shohë realitetin e ngjarjeve të asaj kohe. Ai theksoi se beson që provat e dorëzuara para trupit gjykues kanë qenë të mjaftueshme për të sqaruar rrethanat. “Kemi besim se gjyqtarët do t’i shqyrtojnë provat dhe informacionet e paraqitura për të kuptuar saktësisht çfarë ka ndodhur. Kemi arritur të paraqesim të dhëna të sakta historike. Nëse e shohin të vërtetën siç është, atëherë presidenti Thaçi dhe të tjerët duhet të jenë të lirë”, është shprehur Prosper. Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ndodhet në fazën përfundimtare të shqyrtimit të provave, ndërsa vendimi i trupit gjykues pritet në muajt e ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci distancohet nga Bahtiri: Gjuha e përdorur ndaj Grudës është qëndrim personal, jo qëndrim i ynë

Përplasja verbale mes deputetit të Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, dhe deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, gjatë …