Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka reaguar ashpër ndaj kushteve në Minierën me Flotacion, duke paralajmëruar se situata e sigurisë ka arritur një nivel kritik që “nuk mund të neglizhohet më”. Në reagimin e publikuar, sindikata thekson se minatorët përballen çdo ditë me rreziqe serioze për jetën dhe shëndetin, ndërsa trajnime të detyrueshme për sigurinë në punë mungojnë, pavarësisht obligimeve ligjore. “Çdo ditë jemi dëshmitarë të lëndimeve të rënda e të lehta. Shumë kolegë kanë mbetur me pasoja të përhershme, ndërsa të tjerë me lëndime që nuk i sheh askush përveç regjistrave të brendshëm. Ky numër është alarmues,” theksohet në reagim.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
