Kadri Kryeziu: Bedri Hamza ka zhvilluar takime me figura kyçe nga rrethi i brendshëm i Presidentit Trump

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka shkruar se zgjedhjet e 28 dhjetorit do të jenë interesante meqë sipas tij do të jetë një përballje dinjitoze mes kryetari i të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. Ai ka shkruar se gjatë vizitës së tij në Washington DC, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka ka zhvilluar takime me figura kyçe nga rrethi i brendshëm i Presidentit Trump. Ky është një zhvillim që e rrit peshën politike të garës së 28 Dhjetorit. Siç kam theksuar më herët, këto zgjedhje do të jenë veçanërisht interesante sepse paraqesin një përballje dinjitoze midis Albin Kurtit dhe Bedri Hamzës — dy alternativa të qarta dhe të kundërta. Kjo është gara e vërtetë. Për këtë arsye, vota nuk duhet çuar dëm në opsione të tjera që nuk ndryshojnë rezultatin”, ka shkruar ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Mosrespektimi i thirrjeve të Prokurorisë nga kryeministri dëmton besimin në sundimin e ligjit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar kryeministrin për mosparaqitjen para Prokurorisë, …