Kryetari serb, Aleksandar Vuçiq thotë se nuk do të lejojë askënd ta urdhërojë se cila do të jetë zgjidhja

Domagoj Margetiç: Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq është i përfshirë në  grupin e snajperistëve

Gazetari Domagoj Margetiç ka dekrluar se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq është i përfshirë në  grupin e snajperistëve që kanë vrarë civil gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë. Duke folur për “Balkan Talks në Euronews” gazetari, Domagoj Margetiç ka theksuar se ajo që dijmë deri më tani është se Aleksander Vuçiq ishte i përfshirë në shoqërimin e e të ashtuquajturëve “klient”. “Mirko Blagojeviq ishte kreu i kësaj njësie paraushtarake dhe ai ka thënë se Vuçiq ishte ai që shoqëronte njerëzit dhe mundësonte lëvizjen e tyre. Ata shkonin nga lokaliteti Ipale tek varrezat hibraike, deri sa kalonin turistët. Ata shkonin nga lokaliteti Ipale tek varrezat hibraike, deri sa kalonin turistët. Shumica e dëshmive të mia mbi këtë hetim janë nga pala paraushtarake serbe, kam folur me eksponentë dhe ish-ekspozentë të Bonsjes, që po ashtu kanë konfirmuar se Vuçiç ka qenë aty. Kam takuar njerëz të njësisë paraushtarake serbe që më konfirmuan se ky ‘safari’ drejtohej nga Sllavko Aleksic dhe Vuçiç ishte pjesë e kësaj njësie” ka theksuar gazetari, Domagoj Margetiç.

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së paralajmëron bllokimin e punës së Kuvendit dhe Qeverisë nga 26 korriku

Qeveria lë në harresë premtimin për ndryshimin e ligjit, Veteranët jashtë agjendës

Ndryshimi i Ligjit për Veteranët e luftës së UÇK-së, që do të hiqte kufizimin e …