KFOR dhe FSK zhvillojnë garë ushtarake për testimin e qëndrueshmërisë dhe aftësive taktike në Pejë

Trupat shumëkombëshe të Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it, së bashku me pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, morën pjesë në “Konkursin Ushtarak të Ushtarit më të Mirë”, i organizuar në kampin “Villagio Italia” në Pejë. Sipas njoftimit të misionit të NATO-s në Kosovë, gara bashkoi ushtarë nga disa vende kontribuuese të KFOR-it në një aktivitet sportiv-ushtarak të konceptuar për të vlerësuar qëndrueshmërinë fizike, përgatitjen mendore dhe aftësitë taktike të trupave. Pjesëmarrësit përshkuan një marshim 15 kilometra me pajisje të plota, duke kaluar një sërë provash të ndërtuara për të simuluar kushte reale operacionale, përfshirë vrapim dhe ushtrime fizike, detyra të qëndrueshmërisë, hedhje granatash, skenarë CBRN, furnizim logjistik, lëvizje në terren të pjerrët, kalim me tirol dhe prova qitjeje. Në komunikatën e KFOR-it u theksua se gara nxori në pah vendosmërinë, disiplinën dhe nivelin e bashkëpunimit ndërkombëtar mes trupave, elemente që sipas misionit mbeten të rëndësishme për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Shtatë ministra të kësaj qeverie që kanë bërë shkelje kushtetuese dhe s’janë turpëruar fare, është dashur të dorëhiqen

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka drejtuar kritika ndaj VV-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdigjiku ka drejtuar kritika ndaj Vetëvendosjes për të …