Analistja politike Aida Dërguti ka thënë se nuk do të ishte befasi që në orët e fundit të ditës të shpallet ndonjë koalicion i ri mes partive të mëdha, duke qenë se kjo është dita e fundit për regjistrimin e marrëveshjeve parazgjedhore në KQZ, në kuadër të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit. Dërguti deklaroi se procesi zgjedhor është i rëndësishëm për vendin, pasi sipas saj mund ta nxjerrë Kosovën nga kriza politike e cila ka nisur menjëherë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Ajo theksoi se lëvizjet politike pritet të intensifikohen në orët e fundit, duke shtuar se koalicionet e mundshme mund të ndikojnë në ripozicionimin e skenës politike. “Sidoqoftë, është një moment i rëndësishëm që po shkohet në zgjedhje, pasi që nga shkurti jemi futur në një qorrsokak prej të cilit mund të dilet vetëm duke u kthyer te momenti i zgjedhjeve, për t’i hapur rrugë një rikonfigurimi politik,” u shpreh ajo.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
