Hykmete Bajrami: Më 28 dhjetor, vendi çlirohet nga mashtruesit

Ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër qeverinë në detyrë, duke e akuzuar për bllokimin e vendit për nëntë muaj dhe për dërgimin e Kosovës sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ajo tha se votimi i 28 dhjetorit do të jetë momenti kur vendi “çlirohet nga mashtruesit”, duke iu referuar siç pretendon ajo, udhëheqjes aktuale. Bajrami kundërshtoi deklaratat e qeverisë se opozita ka penguar realizimin e projekteve. Ajo përmendi disa çështje, duke deklaruar se opozita nuk ka ndikuar në: ndërtimin e çerdheve, çmimin e energjisë, uljen e TVSH-së për produktet bazë, projektet infrastrukturore të nisura vite më parë, sanksionet ndërkombëtare, ndaljen e dialogut me SHBA-në, apo kontratat njëburimore. Sipas Bajramit, përgjegjësia për situatën aktuale i takon vetëm qeverisë, të cilën ajo e akuzon për keqmenaxhim dhe korrupsion. Postimin e përmbylli me një kritikë direkte ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke u bërë thirrje të mos nënvlerësojnë qytetarët para zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …