Lista Serbe është rikthyer jo vetëm në Leposaviq, por në të gjitha komunat me shumicë serbe, duke marrë përsëri kontrollin institucional pas dy vitesh ngërçesh e tensione. Ndërkohë, nga narrativa e zhurmshme e Vetëvendosjes për “transformimin e Veriut”, kanë mbetur vetëm sanksionet e SHBA-së e BE-së dhe episodet e kritikave publike, madje edhe ndaj figurave që dikur i ngritën në piedestal, transmeton Gazeta Metro. Ish-kryeministri shqiptar Edi Rama kishte paralajmëruar se qasja e “Republikës së Tretë” të Albin Kurtit po e çonte Kosovën drejt izolimit. Ai përmendte shpesh rastin e Lulzim Hetemit si shembull të kursit të gabuar politik, duke thënë se “nuk ka më logjikë të mbahet vetëburgosuri i vetëvendosur në një godinë ku nuk zhvillohet asnjë aktivitet”. Qortimet e tij u shpërfillën, derisa erdhën sanksionet e qarta nga Uashingtoni dhe Brukseli. Liburn Aliu, që atëherë ishte ndër vizitorët kryesorë të Hetemit, ka braktisur tashmë VV-në për t’u zhvendosur politikisht në Shqipëri. Ndërkohë, realiteti në terren ka ndryshuar. Në katër komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, më 5 dhjetor u mbajtën seancat konstituive, ku kryetarët e rinj të Listës Serbe morën zyrtarisht drejtimin e pushtetit lokal, duke rikthyer kontrollin që kishin para krizës së fundit politike.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
