Daniel Serwer

Daniel Serwer: Kosova ka nevojë për më shumë sovranitet, Serbia rrezikon stabilitetin e Ballkanit Perëndimor

Komiteti për Evropën i Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA mbajti të martën një seancë dëgjimore me temën “Pika e nxehtë: rruga drejt stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, ku u diskutuan sfidat kryesore që rrezikojnë paqen dhe stabilitetin rajonal. Profesori amerikan Daniel Serwer, vlerësoi se, ndonëse rajoni nuk është ende një “pikë e nxehtë”, ai mund të kthehet lehtësisht në të tillë për shkak të mungesës së ndryshimit politik demokratik. Sipas tij, “stabiliteti aktual mbahet përmes korrupsionit, tensioneve etnike dhe autokracisë”. Gjatë dëgjimit, anëtarët e Kongresit dhe dëshmitarët u pajtuan se Serbia mbetet një faktor kryesor destabilizues. Përpjekjet për ta orientuar Serbinë drejt Perëndimit kanë dështuar, ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiq nuk ka interes të ndalojë korrupsionin apo të përmirësojë lirinë mediatike dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Duke folur për Kosovën, Serwer theksoi se vendi ka nevojë për më shumë sovranitet dhe jo për zvogëlim të tij. Ai paralajmëroi se statusi i paqartë i Kosovës krijon hapësirë për ndikim rus dhe kinez, dhe nënvizoi se “mbështetja e pakushtëzuar për Kosovën duhet të jetë prioritet, sidomos përballë presionit serb”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Supremes alarmon për presion politik: Qeveria po injoron vendimet e gjyqësorit

Pas pesë viteve që ai i quajti “pushtet armiqësor ndaj sistemit të drejtësisë”, kryetari i …