Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin Kurtit, duke e cilësuar atë si kaotike, mashtruese dhe të shoqëruar me abuzim të pushtetit. Ai ka deklaruar se premtimet për reforma në drejtësi, arsim, shëndetësi dhe energji kanë dështuar, ndërsa menaxhimi i krizës energjetike dhe inflacionit ka qenë i paorganizuar. Hoti ka theksuar se institucionet janë përfshirë nga kaosi, me shkelje kushtetuese, ligje të shpallura jo kushtetuese, afera korruptive dhe ekonomi të rënduar. Në aspektin ekonomik, Hoti ka deklaruar se ekonomia e vendit është rënduar ndjeshëm, me rritje të kostove të prodhimit dhe shtrenjtim të shportës së konsumit. Sipas tij, rreth 14 miliardë euro janë shpenzuar gjatë viteve 2021–2025, pa dhënë efekte të dukshme, ndërsa investimet kapitale kanë qenë të ulëta dhe në disa raste janë realizuar përmes tenderëve njëburimorë, në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit. Sipas tij, janë cenuar edhe partneritetet ndërkombëtare dhe bashkëpunimi ndër shqiptar, duke kërkuar kthim në normalitet, ligjshmëri dhe orientim euroatlantik.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
