Bekim Haxhiu: Hashim Thaçi është ati themeltar i Republikës së Kosovës

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka folur me superlativa për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili prej më shumë se pesë vitesh po mbahet në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë. Haxhiu ka deklaruar se Thaçi është një nga figurat më të mëdha të historisë moderne të Kosovës, duke theksuar kontributin e tij vendimtar në shtetndërtim dhe në lirinë e vendit. “Kam qenë prezent kur është votuar president njeriu më i madh, Hashim Thaçi – njeriu që ka dhënë jashtëzakonisht shumë për Kosovën, ati themeltar i Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Haxhiu. Sipas tij, roli dhe kontributi i Hashim Thaçit nuk mund të fshihen nga historia, pavarësisht rrethanave aktuale, duke shtuar se emri i tij do të mbetet i skalitur në librat e historisë së Kosovës. Haxhiu theksoi se ish-presidenti Thaçi mbetet simbol i rezistencës, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, ndërsa drejtësia, sipas tij, do të triumfojë në fund.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …