Vetëvendosja

Vetëvendosja mbështet protestën e 3 shtatorit dhe kundërshton zgjedhjen e Vuk Jeremiqit Sekretar të OKB-së

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbështet protestën e dotme  në kundërshtim të zgjedhjes së ish ministrit serb, Vuk Jeremiq si Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së. Misioni i OKB-së që duhet të mbrojë të drejtat e njeriut, është para rrezikut që të zgjedhë njeriun më të gabuar për sekertar. Derisa ky mision duhet të jetë garancë për kujdes ndaj viktimave e njerëzve të diskriminuar është duke shkelur mbi gjenocidin ne Bosnjë, Kosovë dhe Kroaci nëse zgjedh ish – ministrin e Jashtëm serb Jermiq. Kujtojmë se Serbia nuk ka kërkuar falje për krimet e bëra. Nuk ka dëmshpërblyer për to. Serbia, dhe vetë Jeremiqi, në cilësinë e ministrit ka ushtruar politikë ndarëse e kundër Kosovës në arenën ndërkombëtare. Është angazhuar për ta bllokuar atë. Ne duhet të ngremë zërin e kundërshtinsë tonë për këtë çështje. Këmi të gjitha arsyet për ta kundërshtuar këtë kandidat dhe këtë duhet ta bëjmë duke marrë pjesë edhe në protestën e sotme.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …