Ministri Hoxhaj: Ne do ta rikthejmë demarkacionin në Kuvend kur të jenë gati deputetët serbë

Ministri Hoxhaj: Ne do ta rikthejmë demarkacionin në Kuvend kur të jenë gati deputetët serbë

Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj, gjatë takimit me shefen e re të zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolovska ka deklaruar se seanca e së enjtes nuk ka qenë një dështim në Kuvendin e Kosovës dhe as zmbrapsje. “Ne do ta rikthejmë këtë marrëveshje në Kuvendin e Kosovës kur edhe përfaqësuesit e komunitetit serb do të jenë të pranishëm. Ata janë qytetarë të Kosovës, përfaqësuesit e tyre po ashtu janë qytetarë të Kosovës. Ata nuk duhet që vetëm t’i gëzojnë privilegjet e tyre, por kanë edhe përgjegjësi dhe obligime që të mbështesin procese kyçe politike nëpër të cilat po kalon vendi”, ka thënë Hoxhaj. Ministri e informoi shefen e re të BE-së në Kosovë edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, për pritjet që i ka Republika e Kosovës në një proces të tillë si dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …