Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Çfarë absurditeti!

Kryeministri në detyrë, z. Kurti me pompozitet, ka njoftuar opinionin për fillimin e procesit për ngritjen e një memoriali për familjen Jashari dhe Epopenë e UÇK-së, dhe atë në bashkinë arbëreshe në Itali, pra përtej Adriatikut në Itali!
Ky projekt do të realizohet si donacion i Qeverisë së Kosovës për komunitetin arbëresh në Itali, si synonim i përkujtimit për kontributin e dhënë historik dhe sakrificën sublime të familjes Jashari për lirinë e vendit.

Ku qëndron absurdi i z. Kurti, dhe i Qeverisë në ikje këtu:

E gjitha kjo do të ishte krejt në rregull dhe e qëllueshme, por habitë fakti se; pak ditë më parë Komandanti Legjendarë kishte ditëlindjen e tij të ’70-dhjetë, pra vitin jubilar të lindjes, për të cilin vitlindjeje të Komandantit Legjendar, as u kujtua dhe urua me as një fjala të vetme, as nga z. Kurti, as nga Qeveria në ikje, as nga Presidenca, as nga Parlamenti, madje, madje, kjo Qeveri, dhe Qeveritë e mëparshme, as njëra dhe as tjetra (deri me sot), as kanë marrë mundin dhe iniciativën, as kanë nisur proces, madje as lutje, as “abdes”, për të ngritur këtë shtatore të familjes Jashari dhe të shtatores së Komandantit Legjendarë në kryeqytetin e Kosovës, pra në Prishtinë!

Çfarë absurdi, këtë madhështi, kjo Qeveri, do ta bëj atje, pak më larg së në Prishtinë, pra atje, në Itali… absurdi, i paparë deri me sot, i pa dëgjuar… Komandanti “namin në Prishtinë, shtatoren në Itali, këngën në Shqipëri, në Prishtinë, as shtatore, as shesh, as rrugë, as nishan e katandi, absurd i absurdit, Qeveri, Qeveri, trupin e Legjendarit në Kosovë, shtatoren përtej Adriatikut në Itali, nuk ka vend në Prishtinë për ata që sollën Lirinë!!!

19 dhjetor, 2025

Kontrolloni gjithashtu

FSK forcohet për tri vende, këtë vit e 138-ta në botë

Forca e Sigurisë së Kosovës sipas platformës prestigjioze online, “Globalfirepower”, për vitin 2026, nga 145 …