Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të kenë mundësinë të mbrojnë të drejtën e tyre për të folur në sallën e gjyqit në Gjykatën Speciale, duke thënë fjalët e tyre përfundimtare në procesin kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjykues ka caktuar që fjalët përfundimtare të mbahen në shkurt të vitit 2026, duke hapur rrugën për mbylljen e çështjes dhe marrjen e vendimit përfundimtar. Secili prej të akuzuarve do të ketë në dispozicion deri në 20 minuta për të folur, nëse zgjedhin të përdorin këtë të drejtë. Paneli ka theksuar se gjatë fjalëve përfundimtare nuk do të lejohen komentet politike, vërejtjet fyese apo sulmet ndaj palëve të tjera, pjesëmarrësve, dëshmitarëve apo viktimave. “Trupi Gjykues urdhëron që të Akuzuarit, nëse zgjedhin të flasin, të jenë fizikisht të pranishëm në sallën e gjyqit më 18 shkurt 2026. Mbrojtja duhet ta njoftojë panelin deri më 6 shkurt 2026 nëse të akuzuarit do të flasin dhe të konfirmojë praninë e tyre, siç është urdhëruar”, thuhet në vendimin e Gjykatës Speciale. Ky hap shënon një moment vendimtar në procesin gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së, duke i dhënë mundësinë secilit të akuzuar të prezantojë versionin e tij para vendimit final.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
