Njohësit e rrethanave politike kanë reaguar ndaj gëzimit të eksponentëve të pushtetit, të cilët heqjen e sanksioneve të Bashkimit Evropian e konsiderojnë si fitore të Kosovës. Edhe drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, u shpreh se cilësimi i heqjes së sanksioneve si fitore është keqinterpretim dhe manipulim. Ai theksoi se vendosja e masave nga BE-ja përbënte humbje strategjike, dhe heqja e tyre është thjesht menaxhim i dëmit të shkaktuar nga amaterizmi i qeverisë në trajtimin e marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë. Peci shtoi se përfshirja e Kosovës në Ligjin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare të SHBA-së nuk është rezultat i ndonjë angazhimi diplomatik të vendit, por reflektim i interesave strategjike të SHBA-së në rajon. Ai paralajmëroi se humbja reale për Kosovën qëndron te ndërprerja e Dialogut Strategik me Washingtonin, një sinjal alarmi për çdo shtet serioz, dhe se kostot e politikave të papërgjegjshme i paguan gjithmonë populli.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
