Të hënën, përurohet një shkollë dhe fillon ndërtimi i një shkolle të re

Të hënën, më 5 shtator, do të bëhet përurimi i objektit të ri të Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Nuhi Mazreku” në Gurishtë të komunës së Malishevës. Ceremonia e hapjes së kësaj shkolle, mbahet në ora 10:00. Ndërsa në ora 13:00, do të zhvillohet ceremoni e vënies së gurëthemelit të Shkollës Fillore dhe të Mese të Ulët “Rifat Berisha” në Berishë.

Kështu ka deklaruar, drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, në Komunën e Malishevës, Avdi Morina. Drejtori Morina, ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, ndërsa janë në pritje të ardhjes së teksteve të reja shkollore.

Përndryshe, sipas drejtorit Morina, Komuna e Malishevës, është e përkushtuar në investimet në arsim, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për mësim dhe sipas standardeve, dhe për këtë qëllim, do të vazhdohet me ndërtimin e shkollave të reja dhe rritjes së cilësisë në arsim.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …