AAK mbyll fushatën elektorale, Haradinaj premton rritje pagash dhe siguri për Kosovën

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka mbajtur sot tubimin përmbyllës të fushatës elektorale, ku kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, paraqiti zotimet kryesore programore, duke theksuar sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve si prioritete kyçe të qeverisjes së ardhshme. Haradinaj premtoi dyfishim të pagave, pensioneve dhe shtesave sociale, duke theksuar se ky premtim është i përfshirë qartë në programin e AAK-së dhe i mbështetur në analiza konkrete ekonomike. Ai u shpreh se rritja e të ardhurave për qytetarët është e domosdoshme për përballimin e kostos së jetesës dhe për forcimin e mirëqenies sociale. Ai i kushtoi çështjes së energjisë, ku akuzoi atë që e quajti “mafia energjetike” për rritjen e vazhdueshme të çmimeve dhe për goditjen e drejtpërdrejtë të ekonomisë familjare. “Dikush duhet ta mbrojë këtë popull dhe ta çlirojë nga tmerri i çmimeve. Energjia po i rrit të gjitha çmimet e tjera dhe po na çon drejt shkatërrimit ekonomik,” deklaroi Haradinaj, duke u zotuar se AAK do të veprojë me vendosmëri kundër kapjes së institucioneve dhe tregjeve. Ai foli gjithashtu për nevojën e ndryshimit të qasjes politike dhe ekonomike, duke vlerësuar se retorika e vazhdueshme e krizave dhe konflikteve po dekurajon investitorët dhe po dëmton imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. “Me listën 129 dhe me programin tonë, ne jemi në pozitën më të mirë për ta vendosur Kosovën në NATO dhe për t’i dhënë siguri të përjetshme vendit. Kjo siguri na ndihmon të zhvillohemi ekonomikisht dhe të bashkëpunojmë me të gjithë,” u shpreh Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkëpresidenti i ALDE-s, Kyuchyuk: Kosovës i duhet lidership i fortë dhe europian si Bedri Hamza

Bashkë presidenti i Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Europën, dhe euro deputeti Ilhan Kyuchyuk …