Ish-krerët e UÇK-së në Hagë ushtrojnë të drejtën e votës për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Zyrtarisht, më pak se 24 orë e ndajnë Kosovën nga zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit. Pas votimit të sotëm në përfaqësitë diplomatike, nesër qytetarët e Kosovës brenda vendit do t’u drejtohen kutive të votimit. Në mesin e votuesve kanë qenë edhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-udhëheqës institucionalë, të cilët ndodhen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Pavarësisht rrethanave, ata kanë ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese për të marrë pjesë në procesin zgjedhor. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i cili ka bërë të ditur se procesi i votimit për shtetasit e Kosovës që ndodhen në Dhomat e Specializuara në Hagë është përmbyllur gjatë kësaj jave. Sipas tij, të gjithë ata kanë realizuar të drejtën qytetare për të votuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …