Tema të tjera...
Pretendimet e Prokurorisë për strukturën komanduese të UÇK-së bien ndesh me vetë provat e saj
11/02/2026
Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka prezantuar një projektligj të ri me emrin “Akti për Demokracinë dhe Prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, i cili synon forcimin e demokracisë, zhvillimin ekonomik dhe sundimin e ligjit në rajon. Projektligji është depozituar në Dhomën e Përfaqësuesve dhe përfshin Shqipërinë, Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Kroacinë. Në raportin shoqërues theksohet se korrupsioni, veçanërisht në nivelet e larta politike, mbetet një nga pengesat kryesore për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të Ballkanit Perëndimor. Në seksionin 5, dokumenti parashikon mundësinë e sanksioneve ndaj individëve dhe subjekteve që cenojnë stabilitetin dhe sundimin e ligjit, si dhe kërkon raporte të rregullta mbi ndikimet malinje të aktorëve të jashtëm, përfshirë Rusinë dhe Kinën, nëpërmjet dezinformimit dhe kërcënimeve kibernetike. Shqipëria përmendet si një nga vendet që përballet me sfida në prokurimet publike, funksionimin e institucioneve të pavarura dhe proceset zgjedhore. Ndërkohë, seksioni 6 i projektligjit kërkon krijimin dhe forcimin e programeve kombëtare kundër korrupsionit, përfshirë mbikëqyrjen e prokurimeve publike, mbrojtjen e informacionit dhe sigurinë kibernetike. Media e pavarur cilësohet si faktor kyç në luftën kundër korrupsionit, duke u theksuar nevoja për trajnimin e gazetarëve investigativë. Po ashtu, projektligji përfshin “Iniciativën e Liderëve të Rinj të Ballkanit”, e cila synon zhvillimin e të rinjve në fusha si biznesi, teknologjia, qeverisja dhe gazetaria, si dhe promovon programe arsimore dhe shkëmbime akademike me Shtetet e Bashkuara.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
