Prokuroria e Shtetit

Për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, janë angazhuar rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial

Organet e rendit kanë njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, Për këtë qëllim, do të jenë të angazhduar rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial. “Ata do të jenë të shpërndarë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe do të qëndrojnë kujdestarë deri në përfundim të plotë të procesit zgjedhor, me qëllim të trajtimit dhe procedimit të çdo parregullsie apo shkeljeje të mundshme ligjore që mund të ndodhë gjatë zgjedhjeve” thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit. Prokurori i Shtetit ka ftuar qytetarët, subjektet politike, institucionet dhe organizatat e ndryshme që të denoncojnë pranë prokurorive kompetente çdo rast për të cilin dyshohet se ka keqpërdorim apo manipulim të votës, në çfarëdo forme dhe nga kushdo qoftë.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …