“Ato që dje ishin mbetje, sot janë lëndë e parë”. (Hakkila 1989)
1.
Nëse do të kishte një pyetje esenciale, për të përshkruar gjendjen e një shteti në kohën e sotme, ajo do të ishte energjia. Pra, sa ka energji ai shtet, sa prodhon, nga cilat burime, sa i plotëson nevojat e veta, si e menaxhon, me çfarë çmimesh, konsumi, -nshpenzimi i energjise ne raport me BPV-ne etj. Sot, kur çdo gje eshte e nderlidhur ngushte me energjine, kur asgje nuk mund te kryhet pa te, tregon se pergjigjet ne pytjen e msipermee ofrojne nje diagnoze ekonomike dhe shoqerore te nje shteti. Dhe pa dyshim edhe nje tregues thelbesor qe tregon se sa i suksesshem eshte nje shtet. Fundja ky eshte nje element qenesor i pavaresise se nje shteti.
Nëse do të analizojmë vetëm disa indikatorë, sipas të dhënave nga Eurostat, do te shofim se: Në Bashkimin Europian ne vitin 2023, familjet, ose sektori rezidencial, përfaqësonin 26.2% të konsumit përfundimtar të energjisë në BE. Në vitin 2023, gazi natyror përbënte 29.5% të konsumit përfundimtar të energjisë në BE në familje, energjia elektrike 25.9%, burimet e rinovueshme dhe mbeturinat 23.5%, nafta dhe produktet e naftës 10.3% dhe nxehtësia e përfituar 8.5%. Një pjesë e vogël prej 2.2% përbëhej nga produktet e qymyrit. Përdorimi kryesor i energjisë nga familjet në BE në vitin 2023 ishte për ngrohjen e shtëpive të tyre (62.5% e konsumit përfundimtar të energjisë në sektorin rezidencial), me burimet e rinovueshme që përbënin më shumë se një të katërtën (33 %) të konsumit të ngrohjes së hapësirave të familjeve të BE-së.
Këto të dhëna tregojnë për trendet, orientimet dhe politikat europiane të energjisë, dhe dominimin gjithnje ne rritje te bioenergjisë.
Temë e këtij shkrimi është përdorimi energjisë nga biomasa për ngrohje, duke pasur parasysh, se sektori i ngrohjes konsumon më shumë energji, se çdo segment tjetër i sistemit energjetik të Kosovës. Burimet kryesore për ngrohje janë biomasa (kryesisht dru zjarri) dhe energjia elektrike, ndërsa qymyri dhe nafta përdoren në masë më të vogël.
Ngrohja me energji te biomasës ofron përfitime të shumta edhe mjedisore. Së pari, ulë ndjeshëm emetimet e gazrave serrë krahasuar me lëndët djegëse fosile tradicionale. Kur biomasa digjet, dioksidi i karbonit (CO2) i çliruar është afërsisht i barabartë me sasinë e absorbuar nga bimët gjatë rritjes së tyre. Kjo krijon një cikël të mbyllur karboni, i cili është shumë më pak i dëmshëm sesa emetimet e CO2 nga lëndët djegëse fosile.
2.
Ngrohja me biomasë përfshin perdorimin / djegien e materialeve organike si p.sh. druri dhe mbetjet e ti, mbetjet e kulturave bujqesore e materiale tjera organike per te gjeneruar nxehtesi. Energjia nga biomasa eshte globalisht burimi me i madh i energise se riperteritshme, duke llogaritur 55% te energjise se ripertritshme, ose rreth 6% te furnizimit total global me energji. Ajo eshte nje alternative efikase dhe e qendrueshme, qe ofron perfitime te shumta ekonomike dhe ambientale. Gjate procesit te djegies te biomases prodhohet edhe energji termike qe perdoret per ngrohjen e hapesirave, te ujit, ose edhe prodhimin e energjise elektrike. Ne kete menyre jo vetem qe zvogelohet varesia nga importi i lendeve djegese nga importi, por ndikon edhe ne menaxhimin efektiv te mbetjeve organike, si dhe ne mbajtjen paster te ambientit.
3.
Biomasa, paraqet nje resurs te rendesishem, dhe potencial te madh, i cili eshte ende i pashfrytezuar, andaj duhet te behen angazhime serioze ne planifikimin e shfrytezimit te saj. Ketyre diteve Fondacioni CNVP qe vepron edhe ne Kosove, ne kuader te projektit te financuar nga Suedia, organizoi Forumin e Pare Kombetar te Biomases Drunore, ku perveq perfaqesuesve te institucioneve moren pjese edhe eksperte nderkombetar te kesaj sfere nga disa shtete si Suedia, Austria, Sllovenia dhe te cilet prezantuan pervojat nga shtetet e tyre ne perdorimin e biomases. Diskutimet e zhvilluara ishin nje baze e mire per fillimin e planifikimve ne kete sfere, andaj, kjo iniciative e fondacionit ne fale ishte shume e mireseardhur. Aty u prezantuan edhe studimet e para fizibilitetit te ndertimit te nente ngrohtoreve me biomase ne nente komuna te Kosoves. Duke pasur parasysh gjendjen energjetike, nevojat per diversifikimin e energjise dhe sidomos potencialin ekzistues te biomases ne Kosoves, krijimi dhe funksionimi i ketij Forumi eshte nje moment i rendesishem qe te vazhdoje puna ne kete sfere me koordinim nderinstitucional dhe perfshirjen e te gjithe aktereve ne sektor. Fillimi perdorimit te biomases per ngrohje, do te ishte i mireseardhur edhe qe te mos varemi nga energia elektrike per ngrohje, duke pasur parasysh qmimet e larta te saj.
Pervojat nga Suedia jane shume te vlefshme, sepse ata e trasuan me efikasitet te larte shtegun nga mbetjet pyjore ne ekonomine qarkore te bazuar ne biomase, duke arritur qe te perdorin biomasen ne shkalle te gjere,per te arritur keshtu dekarbonizimin e sektorit te ngrohjes. Suedia ka pylltarine shume te zhvilluar, dhe p.sh. vitin kaluar ka pasur nje eksport te pergithshem te produkteve pyore ne vlere prej rreth 19 miliard euro. Per shkak te kesaj roli i pyjeve dhe pylltarise ne zhvillimin ekonomik, shoqeror dhe ne nivelin e mireqenies e standardit jetesor te njerezve ne Suedi eshte shume i larte. Ne sektorin pyjor jane te punesuar rreth 10 % e totalit te te punesuareve. Bioenergjia eshte burimi me i madh i energjise ne Suedi, duke perfshire 38% te energjise se perdorur.
Austria quhet edhe atdheu i bioenergjise, dhe kjo per arsye, se ky shtet vertete ka investuar shume ne kete sfere. Nga totali i konsumit te energjise te riperteritshme rreth 48% eshte bioenergji. Nga kjo: 37.2 % mbetje druri (çips/ashkla, dege, nenprodukte te sharres),22.9% dru zjarri, 7.9% pelet, 7.6% bioetanol dhe biodizel etj.Eshte e rendesishme te thuhet, pra, se nga kjo 82.2% eshte bioenergji e drurit.
Të ardhurat për pylltarinë nga shitja e biomasës për energji varirojnë midis 3 dhe 10% te vleres financiare te transakcioneve te mases drunore. Perdorimi vjetor i mases drusore eshte 24.9 milion metra kub, kurse shfrytezimi per dru zjarri eshte 3.1 milion metra kub, kurse perdorimi i çipsit/ashklave te drurit eshte 2.6 milion metra kub etj. Nga keto te dhena shihet se si eshte praktika e perdorimit te mases drunore nga pyjet, dhe se si sigurohet vlera maksimal financiare nga pyjet, por mbi te gjitha se si implementohet parimi i menaxhimit te qendrueshem te pyjeve.
Sidoqofte, nga Austria eshte interesante te veshtrohen te dhenat e konsumit final te energjise per ngrohje (viti 2023), nga ku perdorimi eshte si vijon: 36.2% nga gasi, 31% nga bioenergjia, 13.1% nga energjia elektrike, 9,7% nga nafta, 3.2% nga thngjilli etj. Eshte e rendesishme te shihet, veçanerisht raporti ne mes te bionergjise dhe energise elektrike qe perdoret per ngrohje. Ngrohtoret qendrore me biomase ne Austri jane me qindra, te llojeve dhe kapaciteteve te ndryshme, qe perdoren neper vendbanime te madhesive te ndryshme. Perdorimi i tyre ka filluar qe nga fundi i viteve te tetedhjeta te shekullit te kaluar dhe vazhon me ritme te larta. Tashme nga ato prodhohet edhe energji elektrike. Teknologjia e pajisjeve te ngrohtoreve ka evaluuar vazhdimisht, dhe synimi kryesor ka qene, qe te arrihet shfrytezimi i energjise te cilen e permban druri ne nivelin prej 80%, pasi qe vetem atehere sistemi mund te quhet sistem me efikasitet te larte. Vlen te permendet Ngrohtorja Qendrore me biomase ne Klagenfurt e ndertuar ne vitin 2017, dhe cila eshte ngrohtorja me moderne me biomase ne Europe. Ajo furnizon me ngrohje 30000 familje, kurse me energji elektrike (te gjelber 35 000 familje). Ngrohtorja prodhon 86 MW energji termale, dhe 20 MW energji elektrike. Githashtu eshte e rendesishme, se per nje vit krijon ‘kursime’ prej 145 000 tone CO2.
4.
Kosova është nënshkruese e Deklaratës së Sofjes mbi Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, në vitin 2020, ku është zotuar që deri në vitin 2050 të arrijë emetimet neto zero të CO2. Në këtë Deklaratë, Kosova ka premtuar se do të transpozojë dhe zbatojë legjislacionin e BE-së që ka të bëjë me Skemën Tregtare të Emetimeve te Bashkimit Europian, dhe gradualisht të tërhiqet nga subvencionet e thëngjillit.
Sektori i ngrohjes konsumon më shumë energji se çdo segment tjetër i sistemit energjetik të Kosovës. Burimet kryesore për ngrohje janë biomasa (kryesisht dru zjarri) dhe energjia elektrike, ndërsa burimet tjera perdoren shume me pak, Konsumi i lartë i drurit për djegie (qe behet ne stufa jo efikase dhe te vjetra te djegjes, dhe qe shkakton humbje te larta te energjise) rezulton me deme ne pyje, pasi qe eshte prezente dukuria e prerjeve ilegale ne pyet shteterore, duke shkaktuar keshtu pasoja te demshme dhe efekte negative ne ndikimet klimatike, ekonomike, mjedisore, shëndetësore etj. Menyrat e tilla te shfrytezimit jane te paqendrueshme, joefiqiente dhe jo efikase. Pra, nuk eshte zgjidhje qe te ndalohet perdorimi i drurit per ngrohje, mirepo, te rritet efikasiteti i shfrytezimit te tij. Energjia e biomasës nga druri mund të kontribuojë në zhvillimin ekonomik rural, qasjen në energji dhe sidomos ne përmirësimin e gjendjes dhe te menaxhimit të pyjeve në Kosovë, me kusht që të bazohet në praktikat e menaxhimit të qëndrueshe të pyjeve, dhe kur biomasa përdoret në mënyrë efikase. Sidoqofte, duhet te kemi parasysh, se kjo kërkon një qasje të integruar nderinstitucionale, dhe që e trajton të gjithë zinxhirin e furnizimit, nga pylli deri ne ngrohtore.
Ngrohja me biomasë ofron një alternativë të qëndrueshme dhe efikase ndaj sistemeve konvencionale. Edhepse ne fillim ajo mund të sjellë disa sfida fillestare, të tilla si logjistika e furnizimit dhe kostot paraprake, përfitimet afatgjata, duke përfshirë uljen e emetimeve të karbonit, sigurinë e shtuar të energjisë dhe mundësitë ekonomike, dëshmojnë efikasitetin e saj. Duke investuar në pajisje me cilësi të lartë dhe duke nxitur bashkëpunimin me furnizuesit lokalë të biomasës, përdoruesit mund të kapërcejnë pengesat e mundshme dhe të përfitojnë plotësisht nga avantazhet e këtij burimi të qëndrueshëm energjie, ndërsa shikojmë drejt një të ardhmeje ku ruajtja e mjedisit është parësore.
Ne Kosove ka resurse te mjaftueshme te biomases. Rreth 45% e territorit eshte e mbuluar me pyje, perkatesisht 481 000 hektare pyje, prej kesaj ne pronesi shteterore jane rreth 300 000 hektare pyje. Lidhur me biomasen, mjafton te permendet vetem nje element, qe perfshin masat silvikulturore ne pyje (rrallimet, pastrimet, clirimet, prerjet sanitare), masa keto te cilat jane jo vetem te nevojshme por edhe te domosdoshme per mirembajtjen dhe rritjen e rendimentit ne pyje. Duke pasur parasysh se ne vend kemi rreth 144 000 hektare te cilat jane pyje te reja dhe te cilat kane nevoje per keto masa, dhe duke pasur parasysh ciklin dhjetevjeqar te ndermarrjes se ketyre masave, atehere, vetem nga trajtimi vjetor i se paku 10% te kesaj siperfaqeje pyjore do te perftoheshin rreth ne minimum rrth 70 000 m3 metra kub biomase te gatshme per perdorim. Natyrisht se kryerja e tille puneve ne pyje ka nje kosto financiare-buxhetore, mirepo, efektet e saj ne punesim dhe qarkullim jane te shumta duke krijuar keshtu efektin multiplikativ buxhetor, dhe qe ne fund rezulton me çmime te uleta te ngrohjes per konsumatoret duke ndikuar ne rritjen e standardit te jetes se qytetareve. Aktualisht ne Kosove funksionon nje ngrohtore me biomase (Ngrohtorja komunale e Gjakoves, e ndertuar me fondet e BE-se dhe te Zvicres, investim i para ca vitesh ne total prej rreth 15 milion euro), mirepo edhe perkunder pajiseve moderne, ngrohtorja eshte ende duke funksionuar me probleme te shumta financiare dhe sfida tjera.
Efekt tjeter i rendesishem i perdorimit te biomases eshte edhe ai mjedisor. Sipas inventarit të fundit të gazrave serë në Kosovë, emetimet vjetore arritën ne 9.613 milionë tonë CO2 në vitin 2019. Pjesa e djegies së karburantit ishte 86%, në të cilën sektori i energjisë elektrike dhe ngrohjes kontribuan me 66% (6.316 milionë CO2 ekuivalent). Trendi i përgjithshëm i emetimeve tregon luhatje, por niveli nuk ka ndryshuar shumë gjatë viteve për të cilat ka të dhëna në dispozicion, që variojnë nga 8.8 – 10.5 milionë tonë CO2.
Andaj, zbatimi i pervojave te lartcekura, duke i pershtatur me specifikat tona, eshte nje rruge mire ne kete drejtim.
Nevojiten shumë zgjidhje, por megithate pyet ofrojne shumë alternativa, dhe per kete arsye ato ne disa shtete jane resurse kombetare te çmuara, dhe te shpallura sektor strategik, qe ka rol te madh edhe ne sigurine kombetare, e po keshtu duhet t’i trajtojme edhe ne Kosove.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
