Prokuroria ka intervistuar kryetaren serbe të Ranillugut për cënim të fshehtësisë së votës

Prokuroria ka intervistuar kryetaren serbe të Ranillugut për cënim të fshehtësisë së votës. Kjo është bërë e ditur nga zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. “Me datën 28.12.2025, përmes rrugëve operative kemi pranuar informacion se anëtarja e kryesisë së forumit të gruas nga partia Lista Serbe dhe aktualisht Kryetare e Komunës së Ranillugut, dyshohet se përmes anëtarëve të Komisionit Komunal zgjedhor të kësaj partie në komunën e Ranillugut ka ushtruar ndikim tek votuesit e pa përcaktuar ose votuesit e subjekteve të tjera. Të njëjtit dyshohet se janë kanosur për ndërprerje të benifiteve të cilat këta qytetar i përfitojnë nga shteti i Serbisë, në rast të mos votimit sipas udhëzimeve. E dyshuara është shoqëruar në ambientet e hetimeve rajonale dhe intervistuar në prezencën e avokatit me qëllimi të verifikimit të informacioneve dhe sqarimit të rrethanave’ thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini: Ajo që ndodhi në Kuvend është maskaradë, duhet ta mbrojmë shtetin nga njerëzit që nuk kanë plan të ndalen

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të …