Ambasadori gjerman vlerëson zgjedhjet në Kosovë si të qeta dhe demokratike

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka komentuar pas përfundimit të zgjedhjeve të mbajtura të dielën, duke uruar qytetarët dhe vendin për zhvillimin e procesit zgjedhor. Ai e ka vlerësuar procesin si të qetë dhe demokratik dhe ka shprehur pritshmërinë për bashkëpunim me institucionet e reja të krijuara pas zgjedhjeve. “Urime Kosovës për zgjedhje të qeta dhe demokratike. Presim me kënaqësi të bashkëpunojmë me institucionet e sapoformuara,” ka shkruar ambasadori Rudolph.  Sa i përket rezultateve preliminare të zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka marrë 49,30% të votave, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 21,00%, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 13,57%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 5,68%, ndërsa Nisma Socialdemokrate nuk ka arritur të kalojë pragun zgjedhor, duke marrë 1,71% të votave. Zgjedhjet e fundit shënuan një pjesëmarrje të konsiderueshme dhe përfaqësuan një hap të rëndësishëm në procesin demokratik të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …