Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka mbajtur të martën takimin e dytë publik me qytetarë, ku para tyre shpalosi të gjitha punët dhe arritjet e vitit 2025, duke forcuar transparencën dhe komunikimin mes komunës dhe qytetarëve.
Kryetari Ramosaj tha se ishte kënaqësi të dëgjonim mendimet dhe sugjerimet e tyre, për të vijuar me projekte që pasqyrojnë nevojat dhe aspiratat e qytetarëve.
Të gjitha pyetjet dhe komentet morën përgjigje konkrete dhe garantova se komuna dhe ekzekutivi do të jenë afër qytetarëve deri në realizimin e të gjitha projekteve.
Me bashkëpunim të ndërsjellë do të vazhdojmë të realizojmë qëllimet tona drejt zhvillimit të vendit, me të gjitha potencialet që ky qytet i posedon, ka thënë fund kryetari Bashkim Ramosaj.