Besnik Tahiri: AAK-ja i ka 50 mijë vota dhe është pjesë e Kuvendit, pavarësisht diasporës

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar ndaj zërave dhe spekulimeve se kjo parti nuk do ta kalojë pragun zgjedhor. Tahiri ka theksuar se AAK tashmë ka siguruar rreth 50 mijë vota brenda Kosovës, duke shtuar se edhe në rast se nuk merr asnjë votë nga diaspora apo nga votat me kusht, rezultati zgjedhor nuk ndryshon. “Aleanca qysh tash i ka 50 mijë vota veç në Kosovë dhe, edhe nëse nuk merr asnjë votë nga diaspora ose nga votat me kusht, është pjesë e Kuvendit të ardhshëm me grupin e vet parlamentar. Veç thash t’ju tregoj për ju që nuk e dini”, ka shkruar Tahiri. Ai ka theksuar se AAK do të jetë e përfaqësuar në Kuvendin e ardhshëm me grupin e saj parlamentar, duke hedhur poshtë pretendimet për mos kalim të pragut zgjedhor.

Kontrolloni gjithashtu

SHBA: Gatishmëri për bashkëpunim me qeverinë e re të Kosovës

Pas përfundimit të procesit të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, Ambasada e …