Aida Dërguti: Opozita s’arriti ta kuptonte lojën e Albin Kurtit

Opinionistja Aida Dërguti ka vlerësuar se opozita dështoi ta lexojë dhe ta kuptojë strategjinë politike të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, duke humbur kështu një shans historik për të ndërtuar alternativë qeverisëse. Dërguti tha se opozita e humbi betejën që në fillim, për shkak të deklarimeve të nxituara dhe mungesës së kohezionit politik. “Opozita e pat shansin historik që e humbi qysh në start, duke nxituar me deklarime që nuk janë për një qeveri të opozitës. LDK-ja refuzoi bashkëpunimin nga të dyja anët, ndërsa Nisma, nëse i shohim debatet e fushatës së 9 shkurtit, ka qenë më e artikuluara në kritikën ndaj pushtetit”, u shpreh Dërguti. Sipas saj, Nisma ishte subjekti që arriti ta artikulojë më qartë kritikën politike ndaj qeverisjes aktuale, ndryshe nga partitë e tjera opozitare që, sipas saj, vepruan pa strategji të qartë. Dërguti po ashtu theksoi se edhe data e zgjedhjeve nuk ishte e rastësishme, duke nënvizuar se ato u planifikuan për muajin dhjetor, periudhë kur mërgata shqiptare vjen në Kosovë, çka sipas saj ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin zgjedhor. Sipas opinionistes, këta faktorë tregojnë se opozita jo vetëm që nuk e shfrytëzoi momentin politik, por dështoi ta kuptojë lojën elektorale dhe taktike të kundërshtarit.

Kontrolloni gjithashtu

SHBA: Gatishmëri për bashkëpunim me qeverinë e re të Kosovës

Pas përfundimit të procesit të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, Ambasada e …