2025, vit armiqësor për median në Kosovë: 69 sulme ndaj gazetarëve

Viti 2025 është vlerësuar si një nga më të rëndët për lirinë e medias në Kosovë. Gazetarët janë përballur me një klimë armiqësore të shënuar nga sulme të shpeshta, gjuhë denigruese nga zyrtarë shtetërorë, mungesë të qasjes në informata publike dhe presion të vazhdueshëm ekonomik. Sipas Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, deri në fund të vitit janë regjistruar 69 raste sulmesh ndaj gazetarëve. Nënkryetarja e AGK-së, Naile Dema, ka theksuar se diskursi ofendues i politikës dhe mbyllja e institucioneve për media kanë vështirësuar seriozisht punën profesionale të gazetarëve. Profesori i medias, Alban Zeneli, vlerësoi se katër palë zgjedhje gjatë vitit, mungesa e stafit në media dhe inflacioni kanë rënduar edhe më shumë pozitën e gazetarëve, duke bërë që rreth 30 për qind e të hyrave reale të devalvohen. Ai paralajmëroi se përpjekjet për kufizime ligjore dhe mungesa e ndëshkimit efektiv për sulmet po e mbajnë lirinë e medias në nivel shqetësues. Në këtë kontekst, viti 2025 mbyllet me alarm serioz për gjendjen e medias dhe standardet demokratike në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Lindja e parë e vitit 2026 në Kosovë: Në QKUK lindin trenjakë, tre djem

Lindja e parë e vitit 2026 në Kosovë ka ndodhur në Klinikën e Gjinekologjisë dhe …