Komisioni Evropian në raportin “screening” për Shqipërinë vlerëson përparim në rrugën drejt Bashkimit Evropian

2026, viti vendimtar për integrimin evropian të Shqipërisë: Ofensivë diplomatike dhe synim mbylljen e negociatave deri në 2027

Viti 2026 shënon një pikë kthese historike për Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke u cilësuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme,  si faza më vendimtare e procesit të integrimit. Qeveria shqiptare ka nisur një ofensivë diplomatike në shkallë të plotë, e cila synon përshpejtimin e negociatave dhe konsolidimin e reformave kyçe. Sipas MEPJ-së, kjo nismë nuk ka për qëllim vetëm sigurimin e mbështetjes politike në Bruksel dhe kryeqytetet e BE-së, por edhe konfirmimin e Shqipërisë si një shtet evropian funksional, me institucione të qëndrueshme dhe reforma të pakthyeshme. Objektivi strategjik mbetet avancimi drejt Pasaportës Evropiane, e cila do t’u garantojë qytetarëve shqiptarë lëvizje të lirë, mundësi studimi e punësimi dhe rritje të investimeve. Një rol kyç në këtë proces kanë ambasadorët shqiptarë në 27 vendet anëtare të BE-së, të cilët janë shndërruar në qendra aktive lobimi për anëtarësimin e Shqipërisë. Diplomacia shqiptare synon ndërtimin e aleancave politike, kundërshtimin e dezinformimit dhe forcimin e mbështetjes publike për zgjerimin e BE-së. Shqipëria synon të ruajë rolin e saj si faktor stabiliteti në rajon dhe të përmbyllë procesin teknik të negociatave deri në vitin 2027, duke e konsideruar ofensivën e vitit 2026 si testin më të rëndësishëm të pjekurisë shtetërore dhe diplomatike.

Kontrolloni gjithashtu

2025, vit i bllokadës në dialog: Asnjë progres mes Kosovës dhe Serbisë

Edhe pse i ri në kalendar, viti 2025 nuk solli asnjë risi në dialogun Kosovë–Serbi. …