Ambasada e SHBA-së: Thellimi i partneritetit me Kosovën kërkon veprime konkrete nga Qeveria

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shprehur shpresën për thellimin e partneritetit me Qeverinë e Kosovës, përfshirë edhe rifillimin e dialogut strategjik ndërmjet dy vendeve. Megjithatë, nga ambasada është theksuar se një hap i tillë do të kërkojë veprime konkrete nga ana e qeverisë për avancimin e agjendës së përbashkët. Një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë ka bërë të ditur se prioritet mbeten paqja rajonale, stabiliteti dhe prosperiteti i ndërsjellë ekonomik. “Shpresojmë të thellojmë partneritetin tonë me Qeverinë e Kosovës, duke përfshirë edhe rifillimin e dialogut tonë strategjik. Kjo do të kërkojë veprime nga Qeveria e Kosovës për të avancuar agjendën tonë të përbashkët të paqes rajonale, stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik”, ka deklaruar zëdhënësi. Dialogu strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara ishte pezulluar në shtator të këtij viti, për shkak të veprimeve të Qeverisë në detyrë, të cilat sipas SHBA-së kishin kontribuar në rritjen e tensioneve dhe paqëndrueshmërisë, duke e vështirësuar bashkëpunimin në prioritetet e përbashkëta.

Kontrolloni gjithashtu

2025, vit i bllokadës në dialog: Asnjë progres mes Kosovës dhe Serbisë

Edhe pse i ri në kalendar, viti 2025 nuk solli asnjë risi në dialogun Kosovë–Serbi. …