Doli nga shtypi libri “Bytyçi im i dashur! Kujtime.” Me autor – Bajram Haxhi Demaliaj (Paci)

Doli nga shtypi libri “Bytyçi im i dashur! Kujtime.” Me autor – Bajram Haxhi Demaliaj (Paci)

U internua në Kavajë nga pushtuesi italian, në dhjetor të vitit 1939, bashkë me vëllezërit, Hasanin, Hysenin, Nënën Havë dhe motrën, Buten.

Doli nga shtypi libri “Bytyçi im i dashur! Kujtime.” Me autor – Bajram Haxhi Demaliaj  (Paci), me 300 faqe, me parathënie nga Ibrahim Hamza, Nënkryetar i Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë në vitet 1982-1991. Libri është përgatitur për botim nga Dr. Skënder Demaliaj, redaktore dhe korrektore Msc. Albana Demaliaj.

Në këtë libër bëhet fjalë për historinë e tij, të shtëpisë së Haxhi Mehmetit, të Bytyçit, të Malësisë së Gjakovës dhe të Kosovës, është historia e djeshme dhe e sotme.

Bajram Haxhi Demaliaj (Paci) ka lindur, më 10 qershor 1920, në fshatin Pac të Krahinës së Bytyçit.

U internua në Kavajë nga pushtuesi italian, në dhjetor të vitit 1939, bashkë me vëllezërit, Hasanin, Hysenin, Nënën Havë dhe motrën, Buten.

Mori pjesë në luftën kundër pushtuesit italiano-gjerman, fillimisht në Njësitin e Bytyçit, pastaj në Çetën “Bajram Curri”, në Batalionin “Bajram Curri” dhe në Brigadën XXV Sulmuese.

Pas çlirimit ka mbajtur detyra të rëndësishme partie e shtetërore në rrethin e Tropojës:

  • Kryetar i Lokalitetit të Pacit – 25vjet.
  • Përgjegjës i Seksionit të Bujqësisë në Komitetin Ekzekutiv të rrethit Tropojë  – 1 vit.
  • Zëvendëskryetar i Komitetit Ekzekutiv të rrethit Tropojë – 2 vjet.
  • Anëtar i Byrosë së Partisë dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të rrethit Tropojë – 22 vjet.
  • Është dekoruar më 11 Urdhëra e Medalje Lufte e Pune.

U nda nga jeta, më 24 maj 2001 në Tiranë.

Kontrolloni gjithashtu

Bujar Gashi: Libri im, “Explore Kosova”, është një udhëtim në trashëgiminë kulturore, historike dhe natyrore të vendit tonë

Explore Kosova Libri im, “Explore Kosova”, është një udhëtim në trashëgiminë kulturore, historike dhe natyrore …