4 Janar 1999
Urime ditëlindja ,Radio Kosova e Lirë
Kushtrim lëshove zërin,
ti -betim lirie,
ti-dritë që nuk u shove kurrë.
Fjala jote u bë udhë,
u bë strehë,
u bë shpresë për një popull që qëndroi.
(Atë ditë qau me lot një luftëtar
…
pastaj ra në altar.
Ishin lot gëzimi,
pasha Zotin e Atdheun.)
Nga Istikami- që ngjau në Varr
u përhap zëri yt,
deri në zemrën e çdo shqiptari
që dëgjonte me lot në sy,
lot dhimbjeje përzier me shpresë.
Ah, më luste Nona e ndjerë e tre bijëve të rënë:
“Djal’em, a po thojnë mirë për djelt e luftes”…( teksa dëgjonim Zërin Tuaj…
Në valët tua u dëgjua UÇK-ja,
zëri i luftës për liri,
Dëgjohet pa pre
zëri i bijve dhe bijave
që ranë për tokën e vet.
Dëshmorët dhe martirët
u bënë emra të shenjtë,
ndërsa fjala jote
na dha forcë morale për të qëndruar.
Edhe sot, i nderoni luftëtartë
që janë ende mes nesh
se koha po i rrallon,
por vepra e tyre mbetet feniks,
në çdo frymë lirie që marrim
ardhur nga Zëri Juaj.
Unë nuk shkruaj për emra të përveçëm,
se pranvera nuk vjen
me dy a tri lule…
sot as kurrë
S’o ligj lufte as lirie jo se jo.
Je zë që nuk u theve,
fjalë që nuk u shite,
frymë që mban në jetë
të gjallët dhe të rënët.
Urime!
Trishtim…u
shtua dhe një hero:
Bacë Ahmet Qeriqit- NDERIME!
E pafat është toka që ka nevojë për heronj- B.Brecht.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
