Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Dardan Krasniqi, ka reaguar publikisht duke vlerësuar figurën politike dhe historike të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, duke e cilësuar atë si një nga personalitetet më të rëndësishme të shtetit të Kosovës. Në reagimin e tij, Krasniqi thekson se Haradinaj nuk është vetëm një politikan, por një hero lufte, partner i dëshmuar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Pentagonit, si dhe lideri që ka pasur rol kyç në transformimin e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, në Ushtrinë e Kosovës. “Ramush Haradinaj ka qenë stoik dhe i palëkundur në momentet më të vështira për shtetin, gjithmonë në anën e interesit kombëtar. Kosova sot nuk ka nevojë për figura të paqarta, por për një President me peshë historike, besueshmëri ndërkombëtare dhe guxim politik”, ka shkruar Krasniqi. Ai shton se në kohë vendimtare për shtetin, Kosova ka nevojë për udhëheqës të dëshmuar, duke e konsideruar Haradinajn si një nga figurat që i përgjigjet kësaj nevoje. Sipas Krasniqit, edhe mbështetja dhe besimi i partnerëve strategjikë ndërkombëtarë, përfshirë SHBA-në, janë elementë që e forcojnë këtë vlerësim.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
