Debati mbi ligjshmërinë dhe legjitimitetin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë (1999) po rikthehet në vëmendje pas përpjekjeve të fundit për të rishkruar historinë dhe për të deformuar të drejtën ndërkombëtare. Raporti përfundimtar drejtuar Prokurorit të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, konfirmon se nuk ekzistojnë baza për hetime ndaj fushatës së bombardimeve të NATO-s, duke mos i cilësuar ato si të paligjshme. Ndërhyrja u konsiderua moralisht dhe politikisht e justifikuar për të ndalur krimet masive, spastrimin etnik dhe rrezikun e gjenocidit ndaj popullsisë civile shqiptare në Kosovë. Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (2010) e forcon këtë qasje, duke e trajtuar Kosovën si pjesë të procesit të shpërbërjes së dhunshme të RSFJ-së, e jo si shkëputje nga Serbia. Çdo krahasim i Kosovës me raste të brendshme shtetërore të vendeve evropiane cilësohet i paqëndrueshëm dhe sugjestiv, ndërsa parimi i përgjegjësisë për të mbrojtur, i miratuar globalisht në vitin 2005, e legjitimon ndërhyrjen ndërkombëtare kur shteti dështon të mbrojë qytetarët e vet.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
