Duke parë aktualitetet në hapësirën shqipfolëse, qoftë politike, mediatike apo intelektuale, krekosjet në fund të ditës e tregojnë vendnumrimin pa rezultatin konkret në interesin e madh shoqëror. Prandaj rrethi nuk hapet. Dikush merr infuzione nga e kaluara, dikush hedh idete e “mullirit me erë të DON KISHOTIT”, e dikush na vjen si “shpëtimtari apo çlirimtari”!!! Kjo është për tu vajtuar, me “patriotët” pas betejes dhe finalës së përfunduar. Dikur hiqi e sot patrioti, në emër të kujt ndodh kjo: në emër të punës jo si “ata”, por e keqja po ndodh më e zezë se “ata”!
Kësaj gjendje, sa mire rrinë thënia e jonë popullore
“Mos e var pushkën në krah të tjetrit, por shtërngoje dhe vepro vet”.
E për ta shtërnguar vet lapsin e punën, duhet te gjendet “shtati” i atij që dinë ta mbaj pushkën në krah. E jo tap ne hyqmet e punen “hadibilmes” dhe shallēn plot “lara lara”…
Dhe, gjithmonë gjenden dhe, te ne kemi alamet qe janë te ditur, idetor, largpamës, Sokrata, Aristotela e e te tjere qe nga inercioni i të kaluares moniste i takojne nje “llumproletariati te demokracise”
Dhe, ky “llumproletariat” i ditëve të sotit i gjason asaj klase qe gjithmonë jetojnë me drockat e pushtetit, dhe me padurim i ndërtojnë disa “kruzhoqe” të ngushta ku paaftësinë e vet, paditurinë…. etj.e bëjnë me ndëshkime të fjalës së lirë, të punës dhe idesë e cila nuk është pjellë moniste, e cila rrezaton liri dhe çlirim. Ky cinizëm është te mediokritët dhe te “intelektualët” rrahagjoks, ku domosdoshmèrisht “amini” duhet të dal vetem nga një individ apo “kruzhoqet” e ndërtuara pa asnje norme e rregullativë!
Kështu SOKRATI, duhat ta gëlltitē helmin se paska vendosur PADRONI, edhepse vendimi ishte i padrejt. Kjo nuk eshte, demokraci “sokratiane”, permeteper, mund te thuhet se eshte nje “feudalizem” qe si popull nuk e finalizuam. Gjate transformimeve shoqerore nuk e arritem shkallen e finalizuar as te kapitalizmit, as te socializmit…..Dhe tani recidivizmi i të gjitha mungesave gjatë transformimeve shoqerore po reflektohet ne sistemin e “Demokracisë”, qe mund ti themi keti lloj surrogati transformimesh “as mish e as peshk”, “as me kryp e as pa kryp”.
Nje elitë e domosdoshme që është ende e përgjumur, duhet zgjuar ta ndërtoj, ta rregulloj, te jap shpres per ndertimin e DEMOKRACISE qe te mos ndeshkohet “SOKRATI”, per hatrin e padronit qe demokracia na e paska qit ne maje te kupoles!
Ka Kosova kapacitete, te lapsit e te pushkes, qe një dite SUNDIMIN e LIGJIT e bejne te vlenë si per Mbretin edhe per sherbetorin!!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
