Tryezë Shkencore përkujtimore në kuadër të 27-vjetorit të Masakrës së Reçakut

Forumi i Intelektualëve në Shtime njofton se do të organizojë Tryezën Shkencore përkujtimore në kuadër të 27-vjetorit të Masakrës së Reçakut, me temën:
“Mohimet serbe të krimeve dhe gjenocidit, destabilizim për Ballkanin”.

Ngjarja do të mbahet në Bibliotekën e Qytetit, më 14 Janar 2026, duke filluar nga ora 9:30, ku do të prezantojnë punime 18 autorë të shquar nga Kosova dhe Shqipëria, duke sjellë perspektiva të thella shkencore dhe reflektime të jashtëzakonshme mbi ngjarjet historike dhe pasojat e tyre. Një përvojë kulturore dhe intelektuale të veçantë!

Këshilli Organizativ i Forumit të Intelektualëve – Shtime

Kontrolloni gjithashtu

Naim Ymeri: Pavarësisht sfidave gjatë e pas luftës, RKL dha maksimumin për informim të popullatës anekënd Kosovës

Më 8 korrik shënohet përvjetori i parë i ndarjes nga jeta të veteranit të UÇK-së, Naim Ymeri

Me rastin e përvjetorit të parë të ndarjes nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare …