Çka po blejmë nga Serbia?

Struktura e importeve dëshmon për një varësi të kombinuar mes lëndëve të para industriale dhe produkteve ushqimore bazë. Në krye të listës për vitin 2025 qëndrojnë:

  • Kontejnerë dhe ambalazhe prej alumini – 13.9 milionë euro
  • Misri – 12.5 milionë euro
  • Gruri – 10.9 milionë euro
  • Ushqime për kafshë – 8.2 milionë euro
  • Vaji ushqimor i lulediellit – 5.3 milionë euro

Në listë përfshihen gjithashtu materiale ndërtimi, produkte kimike, preparate larëse, pllaka çatie, si dhe import energjie elektrike në vlerë prej 3.2 milionë eurosh – sektorë që tregojnë dobësi të prodhimit vendor dhe mungesë alternative strategjike. Në total, për periudhën janar–nëntor, Kosova ka importuar mallra me vlerë 6.37 miliardë euro, që përfaqëson një rritje prej 11.71 për qind krahasuar me vitin 2024. Tregu mbetet i përqendruar, me tri shtete që mbulojnë mbi 40 për qind të importeve totale. Edhe pse Gjermania vazhdon të mbetet partneri kryesor tregtar, Kina ka shënuar rritjen më agresive, duke rritur eksportet drejt Kosovës me 152.8 milionë euro më shumë se vitin e kaluar. Shifrat e vitit 2025 flasin qartë: Serbia është rikthyer fuqishëm në tregun e Kosovës, jo vetëm si furnizues i produkteve ushqimore, por edhe si partner kyç industrial dhe energjetik. Ky trend nxit debat të domosdoshëm mbi sigurinë ekonomike, mbështetjen e prodhimit vendor dhe koherencën mes diskursit politik dhe realitetit tregtar.

 

Kontrolloni gjithashtu

Rrahman Jashari

Kryesindikalisti i arsimit, Rrahman Jashari ka kërkuar që të shtyhet nisja e mësimit

Kryetari i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Rahman Jashari ka kërkuar që të shtyhet …