Tanja Fajon

Tanja Fajon: Ka mundësi të shtyhet liberalizimi i vizave

Tanja Fajon, raportuesja e posaçme e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, i tha Radios Evropa e Lirë se ka përpjekje të grupeve të caktuara politike, kryesisht të Partisë Popullore Evropiane, që të shtyjnë procesin e votimit në komitetin LIBE për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës, të paraparë për të hënën pasdite, vonë. Ajo tha se shpreson se votimi për raportin për Gjeorgjinë dhe Kosovën “do të ndodh” dhe se “Kosova do të marrë një porosi të fuqishme”.Nuk e di se cilat janë procedurat por ka përpjekje të grupeve të caktuara politike të EPP-së (European People’s Party) për të kërkuar shtyrjen”, tha Fajon duke shtuar se me votimin “do t’i përçohej një porosi e fuqishme Kosovës, sot, se ne jemi mbështetës por dy kriteret e mbetura duhet të përmbushen përpara se të shkojmë në seancë plenare”, tha Tanja Fajon raportuesja e posaçme për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …