Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka theksuar rëndësinë e përkujtimit të dëshmorëve dhe martirëve të rënë në Masakrën e Reçakut, si një obligim të përjetshëm për çdo shqiptar. OVL e UÇK-së. organizata nënvizon se kujtimi i të rënëve nuk është vetëm një akt simbolik, por një detyrë morale dhe historike, e cila lidh brezat me sakrificën dhe heroizmin e atyre që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Dëshmorët e Reçakut, të cilët u masakruan barbarisht më 15 janar 1999 nga forcat serbe, si dhe martirët e tjerë të luftës për çlirim, do të kujtohen vazhdimisht përmes aktiviteteve përkujtimore, homazheve dhe edukimit të brezave të rinj mbi historinë e lavdishme të UÇK-së. Organizata thekson se kujtimi i sakrificës së tyre shërben si udhërrëfyes dhe inspirim për ruajtjen e lirisë, integritetit territorial dhe vlerave kombëtare, duke forcuar identitetin dhe vetëdijen historike të shqiptarëve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
