Kuvendi i Shtimes: Seanca për ambasadorin Walker u pengua nga administrata e politizuar e VV-së

Kryetari i Kuvendit Komunal të Shtimes, Rrahman Jakupi, ka deklaruar se administrata komunale e drejtuar nga Vetëvendosja tentoi të pamundësonte ceremoninë për nderimin e ambasadorit William Walker. Në përvjetorin e 27-të të Masakrës së Reçakut, Kuvendi Komunal i Shtimes nderoi ambasadorin amerikan William Walker me titullin “Qytetar i Përjetshëm i Shtimes”. Jakupi ka bërë të ditur se mbajtja e seancës gati u pengua nga administrata e politizuar skajshmërisht nga VV-ja. “Me këto veprime, ata kanë tentuar të pengojnë mbajtjen e seancës përkujtimore për Masakrën e Reçakut dhe të ndalojnë ardhjen e ambasadorit William Walker në institucionin më të lartë komunal, i cili është shpallur qytetar nderi i përjetshëm i Shtimes. Ky veprim është i turpshëm, sidomos në raport me një mik të Kosovës dhe simbol të së vërtetës për Reçakun,” tha Jakupi. Kjo ngjarje nxjerr në pah tensionet mes përfaqësuesve lokalë dhe administratës komunale, duke vënë në fokus politizimin e institucioneve gjatë ngjarjeve përkujtimore kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Robert English: Dyshoj që ardhja e Listës Studentore në pushtet në Serbi do ta ndërrojë qasjen e Serbisë ndaj Kosovës

Duke komentuar zhvillimet e kohës së fundit në Serbi, profesori asociuar i Politikës së Jashtme …