Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla

Më 17 janar të vitit 1982, në një atentat të përgatitur nga UDB-ja,u martirizuan: Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla

Më 17 janar të vitit 1982 në Untergrupenbah në Gjermani, në një atentat të përgatitur nga UDB-ja, jugosllave u martirizuan atdhetarët shqiptarë të Kosovës: Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla. Jusuf Gërvalla u lind në Dubovik, 1 tetor 1943.  Ka qenë veprimtar, shkrimtar dhe organizatori i Lëvizjes kombëtare për çlirim dhe bashkim kombëtar. Ishte themelues i grupit marksist-leninist Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e trojeve shqiptare. Shkollimin  lartë tij vijoi në Prishtinë e Ljubjanë, më pas punoi si gazetar në Shkup e Prishtinë. Një nacionalist i zëshëm, i cili i shpëtoi arrestimit nga UDB-ja dhe kërkonte azil në Gjermani ku dhe themeloi Lëvizjen Popullore për Republikën e Kosovës. U vra nda UDB-ja më 17 janar të vitit 1982.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …