Vlora Çitaku: Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka – ndërgjegjja e gjallë e një populli që nuk pranoi nënshtrimin

Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka nuk ishin thjesht emra që ndriçuan një kohë të errët; ata ishin ndërgjegjja e gjallë e një populli që refuzoi nënshtrimin. Me guxim, vizion dhe përkushtim të rrallë, ata hodhën themelet e bashkërendimit politik në një front të përbashkët, duke i dhënë zë, drejtim dhe dinjitet përpjekjes së pandërprerë të popullit të Kosovës për liri. Ekzekutimi i tyre, 41 vjet më parë, nga dora e shërbimit sekret jugosllav në Untergruppenbach të Gjermanisë, ishte një goditje e rëndë për organizimin politik dhe përpjekjet për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës në botën perëndimore. Ishte një tentativë për ta vrarë shpresën, për ta heshtur fjalën e lirë dhe për ta thyer idealin e lirisë. Por idealet nuk vriten. Liria nuk pushkatohet. Kjo ngjarje tragjike nuk e ndali lëvizjen patriotike – përkundrazi, e forcoi dhe e bëri më të vendosur. Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka ranë fizikisht, por vepra, vizioni dhe sakrifica e tyre u shndërruan në dritë udhërrëfyese për mijëra atdhetarë dhe në frymëzim të pashtershëm për breza që vazhduan rrugën e çlirimit. Lavdi e përjetshme dhe mirënjohje pa fund për këta kolosë të kombit.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani mbështet nismën e IKD-së për mbrojtjen e parasë publike gjatë fushatave zgjedhore

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, i ka dalë në mbështetje nismës …