Prokuroria Speciale e Kosovës demanton deklaratën e Ministres Haxhiu për Pronën milionëshe në Veternik

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës: Janë ngritur 11 aktakuza për krime lufte kundër popullsisë civile

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se deri në dhjetor të vitit 2025 janë ngritur 11 aktakuza për krime lufte kundër popullsisë civile, duke përfshirë gjithsej 36 persona të akuzuar. Prej tyre, 33 persona janë proceduar për gjykim në mungesë. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kësaj periudhe janë parashtruar edhe tetë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 10 personave. Në total, Prokuroria Speciale ka trajtuar 74 raste me 80 aktakuza ndaj 216 personave për krime lufte. Nga këto, 20 aktakuza janë ngritur për gjykim në mungesë, duke përfshirë 102 persona të akuzuar. Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës e ka cilësuar vitin 2025 si “vit të drejtësisë”. Përfaqësuesja e kësaj organizate, Fatmire Haliti, ka deklaruar se është shënuar progres i dukshëm në qasjen në drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Aktgjykimi i parë për krime lufte në mungesë është shpallur gjatë vitit 2024, ndaj Çedomir Aksiq, i dënuar për krime të kryera në Reçak, Mulapolc dhe Petrovë, në komunën e Shtimes. Gjatë luftës së viteve 1998–1999 në Kosovë, mbi 13 mijë civilë u vranë, më shumë se 20 mijë persona u dhunuan seksualisht, mbi gjashtë mijë u zhdukën, prej të cilëve rreth 1.600 vazhdojnë të jenë ende të pagjetur, ndërsa mbi 800 mijë persona u zhvendosën. Megjithatë, Serbia vazhdon të mohojë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Përmbyllet me sukses vizita zyrtare e KOMFSK-së në Gardën Kombëtare të Ajovës

Ka përfunduar me sukses vizita zyrtare e Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (KOMFSK), …